“BNE” shkruajnë historinë, prekin “Legends Stage” në CS:GO

“BNE” shkruajnë historinë, prekin “Legends Stage” në CS:GO

Ekipi kosovar “Bad News Eagles” ka shkruar sot historinë, pasi që ka prekur fazën finale të CS:GO, duke kaluar në “Legends Stage” apo ndryshe e njohur si “faza e legjendave”.

Në garën për të arritur deri te kjo fazë, “BNE” mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 ekipin brazilian “MIBR”, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, “BNE” e hapi përballjen e sotme me humbje në “Nuke”, ku u mposht me rezultat 13:16.

“BNE” arriti të rikthehet në lojë, ku “Ancient” e mbylli me epërsi të lartë 16:8, kështu duke u barazuar me fitore, respektivisht 1:1.

Ndeshja e fundit e “Bad News Eagles” ishte në “Vertigo”, ku edhe u sigurua kualifikimi tutje. “BNE” mposhti “MIBR” me shifrat 16:10, kështu duke siguruar fitore me rezultat 2:1 brenda tre raundeve.

Me këtë fitore, “BNE” tani kalon në “Legends Stage”, ku do të përballet me skuadrat më të forta të PGL Major Antwerp në CS:GO.

Më i miri i ndeshjes ishte rigoN me një notë mesatare 1.41, ku regjistroi 75 vrasje ndërsa 58 herë ishte i vdekur.

Në anën tjetër, te brazilianët më i miri ishte chelo, i cili u vlerësua me notën 1.18, ndërsa regjistroi 64 vrasje dhe 56 vdekje.

LEXO EDHE:

Back to top button