Boçvarski nuk ndihet përgjegjës, për ndërtimin e objekteve përballë Holidej In

Prokuroria për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po mbledh dëshmi mbi procedurën si është votuar Plani i detajuar Urban përballë Holidej In, dhe për shitjen e tokës ku tani do të ndërtohen objektet shumëkatëshe. Lënda është në procedurë para hetimore, dhe ende punohet në përcaktimin e personave përgjegjës dhe llojin e veprës penale – thonë nga Prokuroria.

Qëllimi i procedurës para hetimore është që prokurori publik të sigurojë materiale, në bazë të të cilave ai mund të vlerësojë nëse sipas provave të marra ka arsye për dyshim, se një person i caktuar ka kryer vepër penale, dhe në atë drejtim të sjellë vendim të prokurorisë publike, për rrjedhën e mëtejshme të procedurës, apo në do të sjellë urdhër për kryerjen e një procedure hetimore, ose do ta ndërpresë procedurën -njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Ministri i transportit, Bllagoj Boçvarski, tha se nuk ndjen përgjegjësi pse në qendër të qytetit edhe përkundër reagimit të opinionit, do të ndërtohen ndërtesa të larta. Sipas tij, përgjegjësia është te autoritetet lokale.

Nuk është e domosdoshme cilado komunë të suspendojë plane të caktuara për të bllokuar diçka dhe të miratojë plane të reja. Por mundet në çdo moment, sot mund të fillojë procedurë për korrigjim, hartim të serishëm të planit urbanistik për atë lokacion. Këtë kanë mundur ta bëjnë edhe më herët – deklaroi Bllagoj Boçvarski, ministër i transportit.

Nga komuna Qendër ku tashmë e kanë nënshkruar lejen për ndërtim të njërës nga ndërtesat e larta, thonë se janë munduar disa herë ta ndalojnë PDU-në.

Kanë ekzistuar tre përpjekje për bllokimin e zbatimit të planit, përpjekja e parë në vitin 2017, më pas në vitin 2019 dhe e treta këtë vit me elaboratet për suspendim. Vullnet për ndërprerjen e zbatimit në komunë ka pasur dhe do të ketë, por është i domosdoshëm bashkëpunimi i sinqertë me të gjithë palët e përfshira në procesin e planifikimit urbanistik – njoftojnë nga Komuna Qendër.

Në kushte kur aktivistët reagojnë për ndërtime pa plan dhe objekte ilegale, shteti është duke e përgatitur zgjidhjen ligjore me të cilën do të legalizohen ndërtimet ilegale pas vitit 2011, zgjidhje që më herët nuk e firmosi presidenti Pendarovski. Ministri i transportit Boçvarski thotë që janë pranuar vërejtjet e ekspertëve, por edhe më tej mendohet nëse me ligjin do të lejohet të legalizohen ndërtimet ilegale që kanë filluar të ndërtohen këtë periudhë ose në ligj do të ketë kufizim kohor. Sa ndërtime pa leje do të legalizohen me këtë ligj nuk dihet sepse nuk ka regjistër të tillë.

Igor Stefanovski

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button