Deputetët diskutojnë nesër uljen e TVSH-së për energjinë elektrike

Pas reagimeve nga publiku se faturat e energjisë elektrike do të jenë më të larta këtë muaj, deputetët vendosën të debatojnë nesër uljen e TVSH-së, së energjisë elektrike në seancë plenare. Por, edhe nëse nesër deputetët japin dritën jeshile për ndryshimet në ligj dhe TVSH-ja të ulet nga 18 në 5 për qind, qytetarët për 15 ditët e kaluara do të tarifohen me çmim më të lartë të energjisë elektrike prej 12.3 për qind, dhe 18 për qind TVSH në varësi të asaj kur lexohen matësit e energjisë elektrike. Për vonesën e ligjit, VMRO DPMNE e akuzoi pushtetin.

VMRO DPMNE shpejtoi dhe mbështeti këtë ligj. Pyetja që duhet ta parashtrojnë qytetarët dhe mediat është se- përse më shumë se një javë pritet të caktohet seanca plenare ku pritet të kalojë ligji. Janë të paqarta arsyet e kalkulimeve të shumicës kurse në fakt, në terren do të ndodh ajo që VMRO DPMNE e paralajmëronte, se qytetarët do të kenë fatura më të larta të rrymës -tha Timço Mucunski kryetar i Komisionit për financim dhe buxhet.

Edhe pse ministri i financave Besimi dje siguroi që do të konsultohen nëse mund të intervenohet që TVSH-ja e ulur të llogaritet nga fillimi i muajit, sot nga ky dikaster nuk dhanë përgjigje konkrete nëse ky opsion është real.

Derisa ligji nuk kalon në Kuvend, të votohet dhe të publikohet në Gazetën zyrtare, vlen ligji aktual, e kjo i bie që TVSH-ja është 18%. Prandaj ne vazhdimisht apelonim të ketë mirëkuptim dhe në debat, sa më shpejtë të jetë e mundur, kjo të kalojë në Kuvend – u shpreh Fatmir Besimi, ministër i financave.

Në pyetjen, pse në ligj nuk është definuar që ulja e TVSh-së të vlejë nga 1 korriku, prej kur filloi të llogaritet çmimi më i lartë i energjisë, Besimi tha se Qeveria ka pritur që deputetët me kohë ta miratojnë këtë masë.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button