Bojku: Të gjithë besojmë në rezultat pozitiv

" "

Besmir Bojku, njëri ndër përforcimet më kualitative te Struga Trim gjatë kësaj vere, beson se ekipi strugan është gati që të bëj një hap më tej në garat evropiane dhe të eliminojnë skuadrën e Liepajës nga Letonia.

“E qartë është se do të takohemi me një kundërshtarë kualitativ dhe mirë të organizuar. Mendojë se gjasat janë 50-50, edhe pse në ndeshjen e parë , pak kush na ka dhënë gjasa për një rezultat të mirë, ndërsa në terren , ne e dëshmuam të kundërtën. Do të jetë vështirë, por unë jam optimist. Nga trajneri, futbollistët e deri te drejtuesit e klubit, të gjithë besojnë se mund të gëzohemi gjatë ditë së enjte,” tha mes tjerash Bojku.

Përballja kthyese në mes Struga Trim Lum dhe Liepaja-s do të zhvillohet të enjtën, 15 korrik, në stadiumin pran FFM-së, në orën 17.00.

LEXO EDHE:

Back to top button