Boks në qendër të Shkupit, “Final Four” i Ligës Rajonale

Gjatë ditës së mërkurë në sheshin “Maqedoni” në Shkup, u zhvilluan sfidat e gjysmëfinales të Ligës Rajonale në boks, që tërhoqi vëmendjen e shumë spektatorëve dhe atyre që duan këtë sport.

Në gjysmëfinalen e parë të turneut “Final Four”, boskierët e Loznicës dhe Vitezit, luftuan deri në fund dhe duhej që sfida e fundit të vendos fituesin e përgjthshëm. Sanel Hasanovic me 3-2 mundi Josiq Qoriqin dhe drejtoi skuadrën e Loznicës në finale pran rezultatit 13-12.

Në gjysmëfinalen tjetër, Crvena Zvezda mundi bindshëm skuadrën e Zhelezniçarit me 18-4. Andaj në finalen e madhe, e cila poashtu do të zhvillohet në sheshin “Maqedoni”, të enjtën në orën 20.00, do të përballen Lloznica dhe Crvena Zvezda.

LEXO EDHE:

Back to top button