Boksa dhe shqelma në stërvitje të skuadrës gjermane

Skuadra e Hanoverit ishte në qendër të vëmendjes në mediat në Gjermani. Kësaj radhe për një rahje në seancën stërvitore të skuadrës gjermane. Hanoveri përmes një kumtese për mediat shpjegoi se dy futbollistët e involvuar në këtë incident, Simon Falete dhe Genki Haraguçi, janë përfshi në një përleshje të lehtë.

 

 

Por, sipas mediave në Gjermani, kjo përleshje nuk ishte edhe e lehtë, pasi u “lançuan” boksa dhe shqelma mes vete. Klubi përmes kumtesës ka treguar se vendimi për dy lojtarët do të merret nesër. Kujtojmë që në skuadrën e Hanoverit luajnë Valmir Sulejmani dhe Florent Muslija.

LEXO EDHE:

Back to top button