Boksieri amerikan ndryshon mbiemrin, për nder të Vladimir Putin!?

Ish boksieri dhe sfiduesi i titullit botëror të Këshillit Botëror të Boksit (WBC), amerikani Kevin Kingpin Xhonson ka ndryshuar mbiemrin e tij në Vladimiroviç, për nder të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Për nder të presidentit Vladimir Putin, vendosa të ndryshoj emrin tim. Tani ata do të më quajnë Kevin Vladimiroviç, për nder të Vladimir Putinit. Nuk po bëj shaka, jam 100% rus”, tha Xhonson.

Më 18 gusht, në turneun në Moskë, boksieri do të garojë me kampionin e botës nga viti 2021, rusin Mark Petrovski. Xhonson tha në prill se donte të jetonte në Rusi.

Siç theksoi ai, ka vite që vjen në Federatën Ruse dhe duke udhëtuar nëpër vend, ka vizituar një numër të madh qytetesh dhe fshatrash, andaj ka kuptuar se “i pëlqen hapësira e hapur ruse”.

LEXO EDHE:

Back to top button