Boksieri shqiptarë Nuri Seferi vjen në ringun e Strugës

Avdyl Salihu, promotor i spektaklit që do të zhvillohet me 5 gusht ne Strugë ka konfirmuar se boksieri i mirënjohur shqiptarë, Nuri Seferi, pas 10 viteve do të rikthehet të boksojë në vendlindje.

 

“Të bashkëpunosh me emra të mëdhenj që i kanë dhënë shume boksit botëror me të vërtet është një motiv shtesë për të vazhduar punën me suksese edhe në të ardhmen. Kështu jam shumë i gëzuar të ju njoftoj se tani me kemi bere marrëveshjen e parë që një legjende e gjalle e boksit shqiptar që ka dridhur për disa vite ringjet botërore të jetë pjesë e organizimit tim. Falënderoi Nuri “Albanian Tyson” Seferi që pranoj të jetë pjese e spektaklit ne Strugë. Shume shpejt do te publikojmë edhe emra të tjerë”, thotë Salihu.

Ndryshe në eventin sportive në Strugë, janë paraparë 10 ndeshje profesionale, ku prej tyre priten edhe dy ndeshje per titull “UBO Internacional”, gjithashtu janë parapa të zhvillohen edhe disa ndeshje nga boksi olimpik, ku nuk do të mungojë as programi artistik.

Ndryshe eventi sportive-argëtues organizohet nga “ArenaRing Management Promotion” në krye me organizatorin dhe menaxherin Avdyl Salihu, i cili disa vite me radhë, me sukses po bën organizime të ndeshjeve dhe eventeve jashtë vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button