Bolsonaro mohon akuzat e Senatit

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka thënë se akuzat e ngritura ndaj tij nga një raport i Senatit duhet që të anashkalohen.

Senati brazilian kishte publikuar të mërkurën një raport të veçantë, në të cilin Bolsonaro akuzohej se ka kryer krime kundër njerëzimit me mohimin e ekzistencës së COVID-19.

Përveç kësaj në raport pretendohej se ai ka kontribuar në ngritjen drastike të numrit të të vdekurve si pasojë e pandemisë.

Presidenti brazilian ka thënë se gënjeshtarët po përpiqen që në këtë mënyrë ta largojnë nga pushteti. Ky ishte adresimi i tij i parë qëkur komiteti i Senatit e publikoi raportin kundër tij.

Raporti ishte rezultat i një hetimi më se gjashtë muajsh, i ndërmarrë nga Senati lidhur me vendimet dhe pretendimet e presidentit në relacion me pandeminë.

LEXO EDHE:

Back to top button