Bolt: Është mirë që të dish se je ende pikë e referimit në atletikë

“Kur garoja, e shtyja veten për të arritur në vijën e finishit. Tani që jam tërhequr, është një ndjenjë e mrekullueshme të dish se jam ende pikë referimi”, deklaroi nga Tokio ish-atleti e sprinteri xhamajkan Usain Bolt.

Rekordmeni i botës në 100 e 200 metra, është i lumturë me atë që të arritur.

“Nëse do të jesh më i miri, do të jesh një legjendë. Doja të vendosja standarde të larta dhe ia dola. Jam i lumtur për këtë që kam arritur në karrierën time“.

Tetë vjet pas tërheqjes së tij nga gara, askush nuk i është afruar barazimit të kohëve ose pranisë së tij. Numrat tregojnë një pjesë të kësaj historie: tetë medalje ari olimpike dhe 11 medalje ari të Kampionatit Botëror. Tre rekorde botërore – 9.58 sekonda në 100 metra, 19.19 në 200 metra dhe 36.84 në stafetën 4×100 – ende qëndrojnë. Asnjë vrapues nuk i është afruar rekordeve të tij individuale që Bolt kur u tërhoq.

 

“Sot jam i emocionuar sepse do të jem në gjendje t’i sjell fëmijët e mi dhe t’u them atyre: Shikoni, këtu filloi gjithçka“, tha ai, duke iu referuar Lojërave Olimpike të vitit 2008, ku ai vendosi tre rekorde botërore dhe fitoi tre medalje ari.

Paris 2024 Olympics Organizing Committee President Tony Estanguet, left, passes the Olympic torch to former Jamaican athlete Usain Bolt as International Olympic Committee (IOC) president Thomas Bach, center, looks on,Tuesday, July 25, 2023 in Paris. The torch that will be used to carry the Olympic flame around France and on its final leg at the Paris Games’ opening ceremony next July is a sleek silver-colored cylinder of recycled steel that is gracefully tapered at both ends and is being made in limited numbers to save resources. (AP Photo/Christophe Ena)

“U kam treguar fëmijëve të mi video dhe gjëra të tilla. Ata do të jenë 6 dhe 7 vjeç dhe do ta kuptojnë atë moment dhe unë do të jem në gjendje t’u shpjegoj atyre se çfarë ka bërë babai i tyre gjatë viteve“, përfundoi Usain Bolt.

LEXO EDHE:

Back to top button