Banorët kërkojnë zgjidhje për Vardarishten , paralajmërojnë protesta të përditshme

Banorët kërkojnë zgjidhje për Vardarishten , paralajmërojnë protesta të përditshme

Qytetarët për një orë bllokuan kryqëzimin te ura “Binjakët” në kryeqytet këtë mëngjes në shenjë revolte për deponinë Vardarishtë. Ata kërkuan zgjidhje të përhershme për deponinë, ku një zjarr i shkaktuar në këtë lokacion më parë çoi në ndotje të madhe të ajrit në Aerodrom dhe Novo Lisiçe. Prapa protestave është nisma qytetare “Ndal për Vardarishtën”, prej ku njoftojnë se përveç protestës së pasdites në orën 18:00, e cila po zhvillohet disa ditë, banorët e këtyre komunave do ta bllokojnë kryqëzimin në ditët në vijim edhe në orët e mëngjesit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button