“Bomba” nga Parisi: Konte ka filluar bisedat me PSZH?

Trajneri italian, Antonio Konte, nuk është i kënaqur me Totenhamin, siç ka thënë vazhdimisht për mediat, dhe kundërshtimi kryesor i drejtuesve është se nuk angazhojnë përforcime të përshtatshme për të luftuar për një pozitë më lartë në renditjen e përgjitshme.

Mediat angleze bënë të ditur se Konte mund të largohet nga skuadra dhe sot spekullime të tilla u rishfaqën dhe gjiganti francez PSZH përmendet si destinacioni i tij i radhës.

Konte mori Totenhamin në nëntor 2021 dhe nënshkroi një kontratë 18-mujore, ndërsa aktualisht skuadra angleze është në vendin e tetë me 45 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button