Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Ballkanit, për të kaluar në gjysmëfinle të Kupës së Kosovës. Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Prishtina barazoi 1:1 me Ballkanin, duke bërë kështu që të nevojiten vazhdimet për ta përcaktuar fituesin.
Rezultatin në këtë ndeshje e zhbllokoi Qëndrim Zyba, i cili kalon Prishtinën në epërsi në minutën e 24’ të ndeshjes, kurse rezultatin për Ballkanin e barazoi mesfushori Blend Baftiu në minutën e 65’ të ndeshjes. Ndërkohë, golin e fitores për Prishtinën, dhe të kualifikimit tutje e shënoi mbrojtësi Besnik Kransiqi, i cili shënon në minutën e 96’ të ndeshjes për rezultatin final 2:1.
Me këtë fitore, Prishtina i bashkohet Llapit dhe Dritës në gjysmëfinale, ku ka mbetur vetëm ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe Kek-ut për të përcaktuar gjsmëfinalistin e fundit të Kupës së Kosovës.







