“Bomberi” i Francës dëmtohet dhe humb Kupën e Botës

Një lajm i keq ka ardhur nga kombëtarja franceze ku sulmuesi i “gjelave”, Kristofer Nkunku është dëmtuar në seancën stërvitore në Klerfonten.

Shkaku i këtij dëmtimi u bë lojtari i Real Madrid, Kamavinga pasi bëri një ndërhyrje të panevojshme në stërvitje duke dëmtuar kështu sulmuesin francez të Leipzig.

Nkunku ka një problem në këmbën e tij dhe do të kryejë testet mjekësore për të caktuar shkallën e dëmtimit. Në mbrëmje, Fabrizio Romano, gazetari i njohur italian e bëri fakt të kryer se Nunku do të mungojë në Kupën e Botës.

LEXO EDHE:

Back to top button