Bonuçi do të mungoj sërisht nga ekipi i parë i Juves

Mediat italianë raportojnë se mbrojtësi Leonardo Bonuçi do mungojë për disa javë, duke humbur ndeshjen ndaj Portos në Ligën e Kampionëve. Trajneri Andrea Pirlo, konfirmoi se italiani do mungojë në ndeshjen kundër klubit portugez, e vlefshme për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. Sipas “Sky Sport Italia”, Bonuçi do bëjë disa testime të tjera në ditët në vijim për të parë lëndimin. 33-vjeçari është duke pasur probleme muskulore dhe ka frikë te klubi italian që do jetë jashtë fushës për së paku disa javë.

LEXO EDHE:

Back to top button