Bora mbuloi Kodrën e Diellit

Ulja e temperaturave solli edhe borën e parë në Sharr dhe Mavrovë.

Përkundër reshjeve të borës që vazhduan edhe ditën e sotme në pjesën malore, rrugët e fshatrave më të thellë të Sharrit, rezultojnë të pastra dhe të kalueshme.

“Vij nga Brodeci”.
Si është rruga a është e kalueshme a ka ngrica?
“Sot është e kalueshme, nuk ka gjë, pastër rehat është”.

“I Veshallës jam. Po ja moti e bën të veten por të lëvizshme janë, vetëm karshi Brodecit ka pak më tepër borë”.

“Reshjet e mbrëmshme të borës që vazhdojnë edhe ditën e sotme paralajmërojnë po ashtu edhe ofrimin e hapjes së sezonit të skijimit apo sezonit turistik dimëror këtu në pikën turistike Kodra e Diellit. Por, për fat të keq, sipas deklaratave të pronarëve të objekteve hotelerike, të vetmit të përgatitur për këtë sezon janë vetëm kapacitetet hotelerike, por jo edhe shteti, apo ELEM, për fillimin e këtij sezoni”

Ne jemi të gatshëm dhe presim mysafir, por informatat që kemi janë dëshpëruese sa i përket ELEM-it apo ELEM Tursit, sepse sa e dimë ne, ata nuk kanë të kryer asnjë përgatitje dhe është në pikëpyetje funksionimi i tyre këtë sezon – deklaroi Ashim Asani, Pronar hoteli.

Drejtuesit e Kodrës së Diellit nuk deshën të komentojnë shqetësimet e pronareve të hoteleve. Investimet që u paralajmëruan për Kodrën e Diellit, u harruan. Kjo qendër turistike përballet me probleme të kanalizimit, ndriçimit dhe mungesa e parkingjeve për zgjidhjen e të cilëve probleme premtohet prej vitesh.

Bashkim Sulejmani

 

LEXO EDHE:

Back to top button