Bora që ra dje në rajonin e Strugës pengoi zhvillimin e mësimit në disa shkolla

Bora që ra dje në rajonin e Strugës pengoi zhvillimin e mësimit në disa shkolla

Gazetar: Miki Trajkovski

Bora që ra në Strugë një ditë më parë pengoi zhvillimin e mësimit në disa shkolla. Në fshatin malor Bogojcë dje dhe sot nuk ka mësim kurse në shkollën e fshatit Jabllanicë dhe Llukovë mësimi zhvillohet online, shkruan Alsat.

Në shkollën fillore më të madhe “Vëllezërit Milladinov” deri më 4 shkurt mësimi do të shkurtohet për 10 minuta. Struganët ankohen për vështirësi gjatë lëvizjes nëpër qytet.

Me përjashtim të disa rrugëve kryesore, ata thonë se një pjesë e zonave të këmbësorëve nuk janë pastruar aspak apo nuk janë pastruar mjaftueshëm.

“Jo keq, por shumë keq. Edhe bora e parë edhe kjo shumë keq. Asgjë nuk po pastrohet. Këtu është tregu dhe nuk kanë hedhur asgjë për të pastruar. Kështu është pas çdo reshje të borës. Nuk jemi të kënaqur”, thotë një qytetar.

“Kryetari ynë është shumë i zgjuar, thotë kështu, Zoti e lëshon, Zoti e largon. Zoti e merr në maj ose prill”, u shpreh një qytetar tjetër.

Ndërkaq, pensionisti nga Zvicra, Lulzim Mena, sërish duke dashur t’u ndihmojë vendasve, me veturën e tij ka pastruar rrugët që të çojnë në dhjetëra vende rurale të Strugës.

Nga Komunë e Strugës thonë se rrugët janë pastruar në mënyrë intensive. Nga NPK shprehen se punëtorët e tyre punojnë në pastrimin e rrugëve, trotuareve në rrugët kryesore, shëtitoret dhe tregjet./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button