Borell biseduam edhe për shqetësimet e qytetareve, për shtrenjtimin e energjisë dhe ushqimit

Krahas konfliktit Rusi-Ukrainë, në takimin e sotëm Kovaçevski-Borell, është biseduar edhe për rritjen e çmimeve të energjisë dhe gjërave ushqimore. Borell gjatë konferencës për media njoftoi për pakon e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë.
“Lufta e Putinit nuk është vetëm luftë me Ukrainën, por bëhet fjalë për siguri në gjithë kontinentin evropian. Ne duhet të flasim me anëtaret e ardhshme të BE-së, të falënderojmë për qëndrimin e fortë dhe mbështetje e fortë kundër luftës në Ukrainë. Jemi kah fundi i miratimit të pakos së katërt të sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Borell.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së derisa komentoi kontestin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, tha se inkurajon të dyja palët që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
“I inkurajoj të dyja palët që të zgjidhin çështjet bilaterale, sepse procesi i zgjerimit nuk mund ta vazhdoj pa zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Te gjithë aktorët duhet të punojnë në zbatimin e reformave, në përmbushjen e axhendës evropiane. Biseduam për shqetësimin që kanë edhe qytetarët, për çështjen e sigurisë dhe rritjes së çmimeve të energjisë dhe të ushqimit”, tha Borell.