Borell mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork

Liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Nju Jork për një drekë joformale të organizuar për ta gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Në takim morën pjesë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic, Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari i Presidencës së ”BeH” Shefik Xhaferovic dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Siç njoftoi Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), diskutimi u përqendrua në ndikimin global dhe rajonal të luftës së paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës, me çrrastë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si të trajtohen së bashku pasojat e dëmshme të kësaj dhe se do të qëndrojnë së bashku në përballjen e sfidave që paraqet lufta e Rusisë kundër Ukrainës në shkallë globale.

LEXO EDHE:

Back to top button