Letonia: Ne nuk do të pranojmë ata që ikin nga Rusia për të shmangur mobilizimin

Letonia ka njoftuar se nuk do të pranojë ata që ikin nga Rusia për shkak të mobilizimit.

“Për arsye sigurie, Letonia nuk do të ofrojë viza humanitare apo të tjera për qytetarët rusë që shmangin mobilizimin, as nuk do të ndryshojë kushtet për kalimin e kufirit”, tha ministri i Jashtëm letonez Edgars Rinkevich.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që urdhëron mobilizimin e pjesshëm.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se 300,000 rezervistë do të thirren. Në Rusi ka gjithsej 25 milionë rezervistë. 

LEXO EDHE:

Back to top button