Liverpool kthen sytë nga talenti i Shakhtar Donetsk

Liverpool kthen sytë nga talenti i Shakhtar Donetsk

Vështirësitë e fillim sezonit po detyrojnë Liverpool-in që të jetë përsëri aktive në tregun e transferimeve.

Skuadra e Jurgen Klopp po vuan dëmtimet e shumta dhe mungesën e stabilitetit, pasi Liverpool qëndron në vendin e 8 në Premier League me 9 pikë pas 6 ndeshjeve dhe gjithashtu ka stonuar edhe në UEFA Champions League, pasi u mund 4-1 në transfertën e Napoli-t, por reagoi në shtëpi përballë Ajax duke triumfuar 2-1.

Në pritje të merkatos së janarit, “The Red” kanë kthyer fokusin nga Ukraina dhe bëhet fjalë për talentin e Shakhtar Donetsk, Mykhaylo Mudryk.

21-vjeçari shihet si një nga futbollistët më premtues të momentit dhe drejtuesit e klubit anglez janë vendosur në lëvizje, pasi lojtari pëlqehet edhe nga gjermani Klopp.

Mudryk deri më tani në këtë sezon të ri ka zhvilluar 5 ndeshje dhe ka shënuar dy gola, një prej tyre në Champions përballë Celtic, ndërsa është pjesë edhe e përfaqësueses ukrainase.

Vlera e kartonit të Mykhaylo është 15 milionë euro dhe kontrata me Shakhtar i skadon në 31 dhjetorin e vitit 2026 dhe Liverpool do të provojë ta transferojë që në muajin janar talentin në “ishull”./ Super Sport

LEXO EDHE:

Back to top button