Boris Johnson: Putini do të ishte i çmendur nëse do të bombardonte Ukrainën me armë bërthamore

Boris Johnson: Putini do të ishte i çmendur nëse do të bombardonte Ukrainën me armë bërthamore

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se presidenti rus, Vladimir Putin do të ishte i çmendur nëse do të lëshonte armë bërthamore ndaj Ukrainës.

“Putini do të ishte i çmendur nëse do të bombardonte Ukrainën me armë bërthamore”, tha Boris Johnson për Sky News.

Ish-kryeministri britanik tha se nuk beson se Putini do të bënte diçka të tillë, pasi një veprim i pamenduar do të hidhte ne erë dhe vetë Rusinë, duke e përjashtuar atë nga vendet e civilizuara.

“Ai do të humbasë edhe mbrojtjen e kinezëve nëse lëshon bombat bërthamore”, tha ish-kryeministri britanik.

LEXO EDHE:

Back to top button