Boris Xhonsoni, dinte dhe miratoi gjithçka për Superligën?!

Boris Xhonsoni, kryeministri i Anglisë, jo vetëm që ishte në dijeni të projektit të Superligës përpara se të zyrtarizohej si projekt, por gjithashtu i kishte dhënë “ok” pjesëmarrjes së gjashtë klubeve angleze. Sipas “The Guardian”, kryeministri britanik tani është nën presion të fortë nga qeveria për të sqaruar pozicionin e tij.

 

Kur doli lajmi për Superligën, pozicioni zyrtar i Xhonsonit ishte kundërshtues i këtij turneu. Për më tepër, ai gjithmonë ka thënë se ishte i befasuar nga iniciativa. Sipas asaj që lexojmë në “The Guardian”, megjithatë, Xhonson kishte pasur në ditët para lindjes së Superligës një takim me nënkryetarin ekzekutiv të Man. Junajted, Ed Vudvard, i cili kuptoi se kryeministri ishte në favor të turneut.

 

Kjo është arsyeja pse tani kryeministrit britanik i kërkohet të sqarojë se çfarë ka ndodhur, nëse ishte me të vërtetë i vetëdijshëm për projektin dhe, mbi të gjitha, nëse e kishte mbështetur atë. Xhonson mendohet se ndryshoi mendje dhe mori anë kundër vetëm nga revolta e tifozëve anglezë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button