Vetëm 5 pikë e ndajnë Interin nga titulli i 19 në Serie A

Me një fitore dhe dy barazime në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, Interi do të ketë sigurinë matematikore të titullit në Seria A. Me 79 pikë aktualisht, në fakt, zikaltrit mund t’i arrijë vetëm Milani teorikisht, ndaj të cilit kanë avantazhin e ndeshjeve direkte (humbje 1-2 në ndeshjen e parë dhe fitoren 3-0 në ndeshjen e dytë).

 

Suksesi i djeshëm i Atalantës e zhbën mundësinë e festimit të titullit të shtunën e 1 majit, kur skuadra e trajnerit Konte do të luajë ndaj Krotones. Sidoqoftë, titulli mund të mbërrijë të nesërmen, domethënë të dielën e 2 majit.

Kjo hipotezë bëhet realitet nëse pas suksesit të Interit në Krotone, Atalanta nuk fiton në Reggio Emilia me Sasuolon dhe, në të njëjtën kohë, Milani nuk do të fitojë njërën nga dy ndeshjet e ardhshme, kundër Lacios dhe të shtunën e 1 majit në shtëpi, kundër Beneventos.

LEXO EDHE:

Back to top button