Borisov drejtuar Zaevit: Gjithmonë jemi të gatshëm t’u ndihmojmë miqve më të ngushtë

Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë fqinjët dhe miqtë tanë më të ngushtë. Këtë ia thashë kryeministrit Zoran Zaev, i cili na falënderoi për gatishmërinë për t’i ndihmuar ata, duke siguruar vaksina kundër KOVID-19, publikoi kryeministri bullgar Bojko Borisov në profilin e tij në Facebook këtë mëngjes.

“Situata është vërtet e vështirë dhe ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi solidarë. Çdo jetë është e rëndësishme dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje për ta ruajtur atë”, tha Borisov.

Mesazhi nga Borisov vijon pas mirënjohjen që natën e kaluar kryeministri maqedonas Zoran Zaev i dërgoi përmes Facebook Qeverisë në Sofje lidhur me vendimin që një pjesë e vaksinave të tyre kundër COVID-19, t`i dhurohet Maqedonisë së Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button