Borusia Dortmundi cakton çmimin për Hallandin

Sulmuesi norvegjez, Erling Halland, me lehtësi shënon gola në Bundesligë dhe aktualisht është një nga futbollistët më të mirë në botë. Shumë skuadra gjigande janë të interesuar për shërbimin e tij, andaj skuadra e Borusia Dortmundit ka caktuar çmimin.

 

 

 

Sipas “ESPN”, Borusia do të shet Hallandin vetëm për një shumë prej 180 mln euro. Real Madridi, Man. Siti dhe Çellsi janë 3 skuadrat që kanë treguar më shumë interesim për sulmuesin norvegjez, dhe natyrisht kanë edhe buxhet për ta blerë. Në garë për sulmuesin norvegjez nuk duhet të anashkalohen PSZH, por edhe Man. Junajted. Në këtë sezon, Erling Halland, ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje, në të gjitha garat ku ka luajtur.

LEXO EDHE:

Back to top button