Kompanitë në “pritje pafund” për ndihmën shtetërore

Propozim ligjet ekonomike të paketës së pestë të masave sot nuk arritën në shqyrtimin e Komisionit për Financa dhe Buxhet. Pas votimit të djeshëm nga deputetët, për nevojën e miratimit të këtyre ligjeve, shërbimet parlamentare i përkthejnë amendamentet e paraqitura nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët-Alternativa.

Të gjitha amendamentet kanë të bëjnë me shtetësinë. Nëse ka një marrëveshje për shtetësinë, ato ndryshime do të tërhiqen. Ashtu si qytetarët kanë nevojë për masa ekonomike, ashtu kanë nevojë edhe për shtetësinë”, tha Skender Rexhepi, Koalicioni Aleanca- Alternativa.

Alsat gjithashtu kërkoi një mendim nga kryetari i Komisionit për Financa dhe Buxhet, Timço Mucunski nga VMRO, i cili ka informacion se Aleanca dhe Alternativa, do të dorëzojnë në Parlament tre mijë amendamente për ligjet ekonomike. Mucunski shton se të dyja VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë paraqitur rreth njëzet amendamente, por ato ishin të natyrës ekonomike.

Unë do ta caktoj komisionin sa më shpejt që të krijohen kushtet e punës, dmth në të njëjtin moment, kur shërbimet do të më informojnë se amendamentet janë përkthyer dhe janë dërguar te deputetët”, theksoi Timço Mucunski, VMRO DPMNE.

Fillimisht, nisja e procedurës për miratimin e propozim ligjit, për mbështetje financiare të kompanive në Parlament ishte planifikuar për në 23 Mars. Por, atë ditë deputetët nuk patën kuorum, për shkak të të sëmurëve me kovid 19.

“Sipas procedurës, tani gjithçka është në duart e shërbimeve parlamentare, që duhet t’i përkthejnë mijëra amendamente, nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, që janë dorëzuar për këto ligje ekonomike, të cilët punëtorët dhe punëdhënësit i presin nga paketa e pestë e masave. Sipas informacioneve tona, do të duhen disa ditë për ta bërë gjithë këtë, sepse ka mijëra amendamente.”

Kompanitë mund të aplikojnë për ndihmë financiare, nga shteti deri më 31 mars.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button