Bosnje e Hercegovina sikur Kosova duhet ta dijë që nuk është vetëm
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se nuk përjashtohet rreziku që konflikti i Ukrainës të zgjerohet edhe në vende të tjera, duke mos përjashtuar as shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në një konferencë për media, Kurti tha se Kosova ka ndërtuar aleanca të pandashme me Perëndimin, SHBA-në dhe NATO-n. Nga ana tjetër, duke ju referuar ndonjë rreziku eventual, kancelari i austriak, Karl Nehammer, tha se Kosova si dhe rajoni duhet ta dinë se nuk janë vetëm në rast të ndonjë kërcënimi.
“Ai i cili e kundërshtoi ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s dëshiron të keqpërdor rastin e Kosovës për të ushtruar hegjemoninë e vet, ne jemi të brengosur por nuk jemi të frikësuar. Populli ynë është bashkë dhe partneriteti dhe aleanca jonë me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n, me Gjermaninë, Austrinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Italinë është e pashkëputshme. Përshtypja ime është që presidentin rus dëshiron të ulet në tryezën e negociatave jo me presidentin Zelenski por me presidentin Biden dhe për këtë qëllim të tij qe do t’i përngjante një lloj Jallte 2, një lloj konference të re të Jalltës, unë kam drojën që ai do ta intensifikojë luftën në Ukrainë por edhe ta shpërndajë atë edhe diku tjetër, sepse ai nuk mund të ulet dot në tryezën e negociatave vetëm me agresionin dhe invazionin në Ukrainë. E Ballkani Perëndimor është i rrezikuar meqenëse edhe Ballkani Perëndimor ka luftë hibride”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës
“Austria paraqet kontingjentin më të madh jo të NATO-s që është në Kosovë, ushtarët e Austrisë do t’i takojë pas takimit me presidenten dhe edhe kjo është një mision i paqes, një shenjë e njëjtë sikur EUFOR në Bosnjë ku kemi gjithashtu austriak sepse për ne është e rëndësishme që Bosnja e Hercegovina, sikurse edhe Kosova të dinë që nuk janë vetëm, nëse ka kërcënime të cilat do t’i sheh dikush, prandaj edhe të reagohet shpejtë lidhur me këto kërcënime”,tha Karl Nehammer, Kancelar i Austrisë
“Në të kaluarën presidenti rus [Vladimir] Putin na ka përmend njëherë në muaj, tash po na përmend një herë një jave si Kosovë, duke tërheq paralele të paqena me Krimenë në Ukrainë. Pra, ai i cili kundërshtoi ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s në Kosovë, dëshiron ta keqpërdorë rastin e Kosovës për ta ushtruar hegjemoninë e vetë”, theksoi Kurti.
Kurti më tej tha në Ballkanin Përendimor veçse është duke u përballur me një luftë hibride.
“Sputnik” [media shtetërore ruse] e ka qendrën në Beograd, kurse në Nish ndodhet e ashtuquajtura Qendra Humanitare ruse, e cila është e mbushur me plotë agjentë rusë”, deklaroi Kurti.
“Është e rëndësishme që Bosnja e Hercegovina edhe Kosova ta dinë se nuk janë vetëm, prandaj nëse ka kërcënime të dihet të reagohet shpejtë, këto nuk janë vetëm fjalë”, tha ai.
Mes tjerash, kancelari Nehammer, tha se me kryeministrin Kurti, ka biseduar për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.
“Është e rëndësishme që të definohen dhe diskutohen problemet dhe të gjendet një zgjidhje. Këtu politika e Austrisë sikurse e Gjermanisë është një katalizator i mirë për të gjetur zgjidhje të përbashkët” tha ai.
Në konferencën e përbashkët me kancelarin austriak, Kurti tha se nuk pret ndonjë incident ditën e 3 prillit kur pritet të zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë.
“Mund të jetë dikush që dëshiron destabilizim, por këtë nuk do ta gjeni te qytetarët apo institucionet e Kosovës. Por edhe nëse largqoftë, do të ketë ndonjë ekses, ne nuk do ta lejojmë të ndodhë”, u shpreh Kurti.
Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës me 24 shkurt, zyrtarë të shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur dronë se mund të ketë zgjerim të konfliktit edhe në këtë rajon.
Mirëpo, zyrtarë të BE-së dhe të NATO-s, kanë thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë duke ritheksuar përkushtimin për siguri në Ballkan dhe Evropë.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë vendosur sanksione ekonomike dhe politike ndaj Rusisë.
Sanksioneve u janë bashkuar edhe Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Ndërsa, kancelari austriak ka përmendur misionin e paqes së Austrisë në Kosovë, duke thënë se Kosova duhet të dijë se nuk është vetëm.
Karl: Bosnje e Hercegovina sikur Kosova duhet ta dijë që nuk është vetëm
“Austria paraqet kontingjentin më të madh jo të NATO-s që është në Kosovë, ushtarët e Austrisë do t’i takojë pas takimit me presidenten dhe edhe kjo është një mision i paqes, një shenjë e njëjtë sikur EUFOR në Bosnjë ku kemi gjithashtu austriak sepse për ne është e rëndësishme që Bosnja e Hercegovina, sikurse edhe Kosova të dinë që nuk janë vetëm, nëse ka kërcënime të cilat do t’i sheh dikush, prandaj edhe të reagohet shpejtë lidhur me këto kërcënime”, ka thënë kancelari.








