Boston Selltiks, sërisht kalon në epërsi

Boston Seltik kanë marrë fitore në ndeshjen e pestë finale të Konferencës së Lindjes. Bostoni mposhti Majami Hitin me rezultatin 93:80, në ndeshjen e pestë të finales.

Xhejlen Braun shënoi 25 pikë dhe ishte basketbollisti më efikas në radhët e Boston Seltiks, i ndihmuar edhe nga Tatum, që shtoi 22 pikë të tjera.

Në radhët e Majami Hit më i sakti ishte Adebajo, i cili shënoi 18 pikë, Batler shtoi edhe 13 pikë të tjera, por jo mjaftueshëm për fitoren e Majamit. Bostoni tani ka marrë epërsinë prej 3:2 në serinë finale në Konferencën e Lindjes.  Në finalen e madhe kualifikohet skuadra që merr katër fitore.

LEXO EDHE:

Back to top button