“Bota është në një pikë kthese”

“Bota është në një pikë kthese”

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar se Europa dhe komuniteti ndërkombëtar janë në një pikë kritike dhe ka thënë se bota ka ndryshuar që nga nisja e luftës në Ukrainë.

“Bota është në një pikë kthese”, ka thënë Scholz gjatë një adresimi të veçantë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke shtuar se nuk është vetëm Ukraina në rrezik, por gjithashtu edhe “sistemi i bashkëpunimit ndërkombëtar që ishte krijuar pas dy luftërave botërore”.

Lufta ishte një “rrufe”, por perspektiva që Rusia “të kapte Ukrainën duket më pak e mundshme sesa në fillim” të pushtimit, tha Scholz, duke përmendur rezistencën e fortë të trupave ukrainase dhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, shkruan CNN.

Moska ka dështuar në objektivat e saj ushtarake deri më tani, por ka arritur të bashkojë komunitetin ndërkombëtar dhe të përparojë shpejt planin e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, shtoi ai.

“Ne nuk mund ta lëmë Putinin ta fitojë këtë luftë dhe besoj me vendosmëri se ai nuk do ta fitojë atë”, tha Scholz.

LEXO EDHE:

Back to top button