Bostoni dhe Filadelfia s’kanë të ndalur

Skuadra e Bruklin Nets, po has në vështirësi të mëdha në fazën e parë të ‘Play Off’-it në NBA, ku përballë kanë skuadrën e Boston Seltikut. Bruklin Nets janë mposhtur përsëri. Kësaj radhe me rezultatin 114:107, në një ndeshje që ishte e barabratë deri në fund. Rezultati i mbrëmshëm ka çuar skuadrën e Boston Seltikut në një epërsi prej 2:0 në serinë e më të mirit nga 7 ndeshje e planifikuara.

Në anën tjetër, Filadelfia ka marrë një tjetër fitore përballë Toronto Reptors, duke fituar pas kohës shtesë, me rezultatin 101:104. Kjo fitore e ka çuar skuadrën e Xhoel Embiid në një epërsi prej 3:0 në seri, duke e lënë me vetëm një fitore larg kualifikimit.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Milluoki Baks dhe Çikago Bulls, ku mbrëmë u barazua gjithçka, pasi që “demat” nga Çikago fituan ndeshjen me rezultat 114:110.

LEXO EDHE:

Back to top button