Bostoni humb ndeshjen dhe kreun në Konferencën e Lindjes

Skuadra e Bostonit u mund me rezultat 109-94 nga Nju Jorku, një humbje që ka zbritur ekipin e këtë skuadër nga vendi i parë në Konferencën e Lindjes, ku tashmë ndodhet Milluoki. Vendimtar ishte stoli i Nju Jorkut, nga ku erdhën 44 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Randle me 23 pikë. Te Boston zhgënjyen të gjithë lojtarët “big”.

Ndërkohë rikthehet te fitorja ekipi i Majamit, që mundi 101-99 rivalët e Filadelfias. Xhimi Batler me 23 pikë e 11 kërcime ishte lojtari më i mirë për miqtë, vendimtar në këtë fitore. Për vendasit, Embiid realizoi 27 pikë e 12 kërcime, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra e Sharlotit, që mposhti 117-106 Detroitin. Rozier me 22 pikë bëri diferencën në fushë për vendasit. Ekipi i Orlando arriti një fitore të rëndësishme ndaj Nju Orlinsit me shifrat 101-93, duke shpresuar ende për play off-in. Banshero me 29 pikë ishtë më i miri në fushë për miqtë.

NBA – Rezultatet

Charlotte – Detroit, 117-106

Philadelphia – Miami, 99-101

New York – Boston, 109-94

New Orleans – Orlando, 93-101

LEXO EDHE:

Back to top button