Bostoni i “paprekshëm”, fiton edhe Majami

Boston vijon të dominojë në kampionat, duke fituar sot 126-120 ndaj Orlando, një ndeshje me emocione shumicën e kohës (Tatum 40 pikë). Ky është suksesi i tretë për Celtics, që marrin menjëherë frenat e renditjes në Lindje.

Fiton edhe Miami, që në fushën e tij ndali Toronto me rezultation 112-109 (Butler 24 pikë), ndërsa Dallas, falë 32 pikëve e 10 asist të Luka Doncic, mposhti 137-96 Memphis. Nuk zhgënjen as Indiana, që mundi 124-115 Detroit (Mathurin 27 pikë).

Skuadra e Clippers korr fitoren e dytë, duke mundur 111-109 Sacramentio jashtë fushe. Paul George me 40 pikë ishte lider në fushë për Clippers. Ndeshje të mirë bëri edhe Antetokounmpo, që realizoi 44 pikë e 12 rebdound në fitoren 125-105 ndaj Houston.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – San Antonio, 105-114

Indiana – Detroit, 124-115

Orlando – Boston, 120-126

Chicago – Cleveland, 96-128

Miami – Toronto, 112-109

Milwaukee – Houston, 125-105

Dallas – Memphis, 137-96

Denver – Oklahoma, 122-117

Sacramento – Clippers, 109-111

LEXO EDHE:

Back to top button