Bostoni me fitoren e dytë radhazi, befason Portlandi

Skuadra e Boston Seltiksit shënoi fitoren e dytë radhazi, duke mundur 111-104 Majamin jashtë fushe. Tatum me 29 pikë e Braun me 28, janë dy liderët e skuadrës së Seltiksit, që po shkëlqen këtë fillim-sezoni.

Humbja e parë sezonale për kampionët e Golden Stejtit, që u mundën 128-123 në fushën e tyre nga Denveri. Ishte një lojë e mirë kolektive e  mysafirëve, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Jokiç realizoi një triple double, 26 pikë, 12 kërcime dhe 10 asiste). Në anën tjetër 34 pikët e Kerrit, për Golden Stejtin, mbetën për statistikë.

Fitoren e parë sezonale e korri edhe Bruklini, që falë 30 pikëve të irvingut dhe 27 të Durant, mundi 109-105 skuadrën e Torontos.

Pas kohës shtesë fiton Juta Xhaz, që mundi Minesotan me 132-126  (Klarkson 29 pikë), ndërsa Portlandi triumfoi 113-111 në fushën e Feniksit, pas minutave shtesë (Lillard 41 pikë). /Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button