Bostoni në finale, pas pritjes 12 vjeçare

Skuadra e Boston Seltiks, ka mposhtur Majami Hit në përballjen e 7-të të finales në Konferencës së Lindjes, për të siguruar finalen në NBA.

Xhejson Tatum udhëhoqi Bostonin në fitoren me rezultat 100:96 ndaj Majamit, duke e çuar serinë në 4:3 në fitore. Me këtë rast ai shënoi 26 pikë, 6 asiste dhe 10 kërcime, ndërsa pas tij, të mirë në parket ishin edhe Xhejlen Braun dhe Markus Smart me nga 24 pikë të shënuara. Ndërkohë te Majami u dallua Xhimi Batler, i cili shënoi gjithsej 35 pikë, një asist dhe 9 kërcime.

Tani Bostoni si fitues në Konferencën Lindore, në finalen e madhe të madhe të NBA-s, pas pritjes 12 vjeçare, do të përballet me fituesin e Konferencës Perëndimore, skuadrën e Golden Stejt Uarriors, të cilët, ditë më pare, eliminuan skuadrën e Dallasit.

LEXO EDHE:

Back to top button