Bostoni nuk e lëshon kreun në Lindje, disftë për Golden Stejtin

Skuadra e Bostonit nuk lëshon kreun në Konferencën e Lindjes, duke fituar 124-97 ndaj Çikagos, në një ndeshje dominuar nga Seltiks. Për vendasit, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Braun me 30 pikë.

Milluoki mposhti Majamin me rezultat 131-124, një përballje mes dy ekipesh rivale. Antetokounmpo me 33 pikë e Lillard me 32 bënë diferencën në fushë për Baks, duke i bërë të pavlefshme 31 piëkt e Adebajo për ekipin nga Florida.

Humbje në sekondat e fundit për Golden Stejtin, që u mund 124-123 nga Sakramento. Kerri e Uigins realizuan nga 29 pikë secili për Uarriors, por që s’mjaftuan, ndërsa për vendasit u dallua Foks me 29 pikë.

NBA – Rezultatet

Boston – Çikago, 124-97

Bruklin – Toronto, 115-103

Klivlend – Atlanta, 128-105

Majami – Milluoki, 124-131

Nju Jork – Sharlot, 115-91

Minesota – Oklahoma, 106-103

Dallas – Hjuston, 121-115

Sakramento – Golden Stejt, 124-123

LEXO EDHE:

Back to top button