Google Bard tani mund të shikojë video në YouTube për ju

Përdoruesit e Google Bard tani mund të marrin detaje rreth videove që shikojnë në YouTube, falë një chatboti me AI.

Zgjerimi i ri që mori Bard e lejon atë të kuptojë se çfarë është përmbajtja e videos dhe t’u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve bazuar në këtë.

“Ne jemi duke ndërmarrë hapat e parë për të përmirësuar të kuptuarit e Bard për videot në YouTube … kemi dëgjuar që ju dëshironi të gërmoni më thellë në videot në YouTube.” Pra, ne po zgjerojmë shtesën e YouTube, në mënyrë që të mund të flisni me Bard për të,” tha Google.

 

 

 

Falë kësaj, kur i kërkoni “Bard” t’ju gjejë një video specifike, tani mund t’i bëni pyetje shtesë në lidhje me përmbajtjen e së njëjtës, duke përfshirë një përmbledhje ose diçka që lidhet me detaje specifike.

Si kujtesë, në shtator Google njoftoi një sërë opsionesh të reja që vijnë me inteligjencën artificiale në shërbime të tilla si Flights, Maps, Docs, Dive, Gmail dhe shumë të tjera.

 

LEXO EDHE:

Back to top button