Bostoni shfrytëzon terrenin vendas dhe mund Indiana-n

Boston Seltiks i nis me këmbën e mbarë finalet play off në Konferencën e Lindjes, duke mundur në fushën e tij 133-128 Indiana-n, takim i vendosur pas kohës shtesë.
Një përballje mjaft e bukur, ku të dyja ekipet meritonin fitoren. Të gjithë titullratë e ekipit të Bostonit realizuan mbi 15 pikë, ku më i miri ishte Xhejson Tatum, autor i 36 pikëve dhe 12 kërcimeve. Mirë u paraqitën edhe Holidej me 28 pikë e Braun me 26 pikë, një trio që u tregua e saktë në momentet vendimtare.
Për Indiana-n, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, një lojë e mirë kolektive, por që në fund nuk i mori frutet e pritura. Halibarton me 25 pikë e 10 asiste, ishte shënuesi më i mirë për miqtë, por që s’mjaftuan për të fituar.
Konferenca e Lindjes-Finale
Boston – Indiana, 133-128 (1-0)
Konferenca e Perëndimit-Finale
Minnesota – Dallas