Bostoni vazhdon dominimin, sërisht pëson Lejkers

Skuadra e Bostonit mbetet skuadra më e mirë në NBA-s në këtë sezon, duke patur rekordin më të mirë (37 fitore, 11 humbje). Seltiks fituan 129-124 ndaj Indiana-s, në një sfidë të ekuilibruar. Të gjithë titullarët e Bostonit realizuan mbi 17 pikë, ku u dallua Tatum me 30 pikë.

Humbja e dytë radhazi për Los Anxhelos Lejkers, që zbresin në zonën “play out”. Kalifornianët u mundën 138-122 në fushën e Atlanta-s, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Tre Jang me 26 pikë e 13 asist.

Rikthehet te suksesi ekipi i Golden State, që mundi 119-107 Filadelfia-n. Ndeshje magjike për Stefon Kerri, autor i 37 pikëve. Fiton edhe Toronto, që falë 24 pikëve të Trentit mundi 118-107 Çikago-n.

dërsa Nju Jorku mundi 118-103 Juta Xhazin, ndeshje ku u dallua Di Vinçenzo me 33 pikë.

NBA-Rezultatet

Atlanta – Lejkers, 138-122

Boston – Indiana, 129-124

Nju Jork – Utah Jazz, 118-103

­Çikago – Toronto, 107-118

Golden Stejt – Filadelfia, 119-107

LEXO EDHE:

Back to top button