Bostoni vazhdon me fitoret, ndalet Milluoki pa Antetokounmpo

Fitorja e nëntë radhazi për Bostonin në NBA, pas triumfit 106-104 ndaj Toronto, ndeshje me rivalitet, vendosur në fundin e saj. Tri lojtarë të Boston realizuan mbi 20 pikë: Braun 27, Uiliams 25 e Bogdon 23. Pikërisht stoli ishte vendimtar në fitoren e Boston (60 pikë), që mban kreun në Konferencën e Lindjes.

Zhgënjen Milluoki, që u mund 114-102 nga Klivlendi. Mungesa e Antetokounmpo u ndje për Buks, ndërkohë që për Kavaliers u dallua Mobli me 38 pikë.

Fitore në sekondat e fundit korri edhe Filadelfia, që mundi 129-127 Sakramento (Maksej me 32 pikë, më i miri në fushë).

Feniksi mposhti 112-107 Indiana-n, duke mbetur në garë për një vend në play off (Okogie, 24 pikë për Suns).

Sharloti, falë 34 pikëve të Rozier, mundi 122-118 Atlanta jashtë fushe, ndërsa Minnesota triumfoi 113-104 ndaj Hjustoni, ndesje ku u dallua Etoni Eduards me 44 pikë.

 

NBA – Rezultatet

Toronto – Boston, 104-106

Washington – Orlando, 138-118

Atlanta – Charlotte, 118-122

Cleveland – Milwaukee, 114-102

Minnesota – Houston, 113-104

Phoenix – Indiana, 112-107

Sacramento – Philadelphia, 127-129

LEXO EDHE:

Back to top button