Botëror i Mundjes: Abakarov debuton me fitore, eliminohet Dudaev

Në Zagreb të Kroacisë ka nisur Kampionati Botëror i Mundjes për të rritur, ku në tapet kanë zbritur dy mundësit e parë të kombëtares së Shqipërisë.

Në peshën 70kg të stilit të lirë, ka garuar mundësi Islam Dudaev, që ka zhgënjyer. Që në sfidën e parë, ai u mund 9-1 hungarezi Ismail Musukaev, duke u eliminuar shumë shpejt nga gara. Një rezultat disi i papritur ky për Dudaev, medalist olimpik një vit më parë në Paris (medalje bronzi).

Ndërkohë, në peshën 61kg, garoi sot edhe mundësi tjetër kuqezi, Zelimkhan Abakarov. Në sfidën e parë, ai fitoi 3-0 ndaj turkut Emrah Ormanoglu, duke avancuar më tej në këtë peshë. Për Shqipërinë, në këtë turne janë edhe mundësit: Çermen Valiev, Gjet Prenga e Albina Drazhi.

LEXO EDHE:

Back to top button