Vlladimir Egorov, njëri nga 6 reprezentuesit e Maqedonisë në Botërorin e Mundjes në Zagreb të Kroacisë, do të luftojë për medaljen e bronzit në kategorinë deri më 57 kg. Egorov në sfidën për medalje do të përballet me Gulomjan Abdullaev nga Uzbekistani.
Kujtojmë se mundësi i natutralizuar i Maqedonisë, fillimisht mundi përfaqësuesin e Indisë, Aman Aman, ndërsa me 10-0 eliminoi Albehadilalbors nga Iraku, që më vonë të pësojë disfatë nga Begzat Almazoullu, kur ky i fundit kaloi më vonë në finale.
Për këtë arsye, Egorovi fitoi mundësinë që të vazhdojë garat në repasazh, ku e mundi kanadezin Garet Ostin Saunders me 10-0, për të siguruar garën për medaljen e bronztë.
Ndërkohë nga reprezentuesit e tjerë të Maqedonisë, Rexhep Hajdari u ndal në repasazh dhe humbi mundësinë që të luftojë për medalje. Ditë më parë Dejan Mitrovi dhe Besir Alili u ndalën në raundin e parë kualifikues, ndërsa Rasul Shapiev u ndal në 1/16 e finales.








