Trajneri i Man. Junajtedit, Ruben Amorim, po përballet me presion të madh pas humbjes së rëndë 3:0 në derbin kundër Man. Sitit. Portugezi, i cili e mori drejtimin e klubit në nëntor të vitit 2024 duke zëvendësuar Erik ten Hag, kishte vendosur një ultimatum dyvjeçar për të dëshmuar se është njeriu i duhur për “Djajtë e Kuq”, por tashmë pozita e tij është në pikëpyetje më pak se një vit pas emërimit.
Që prej marrjes së drejtimit, Amorim ka grumbulluar vetëm 31 pikë në 31 ndeshje, ndërsa këtë sezon ekipi ka arritur vetëm katër pikë nga katër takime. Edhe pse klubi investoi rreth 200 milionë paund në merkato për të afruar lojtarë si Mateus Kunja, Brajan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, Man. Juanajtedi vazhdon të zhgënjejë në fushë.
Portugezi theksoi se nuk do të heqë dorë nga filozofia e tij e lojës, duke u shprehur se nëse klubi kërkon të ndryshojë stilin, atëherë duhet të emërojë një trajner tjetër.
“Kur të dua të ndryshoj filozofinë time, do ta bëj vetë. Nëse jo, atëherë duhet të ndryshoni trajnerin. Unë besoj në mënyrën time të lojës dhe do të vazhdoj kështu derisa të vendos ndryshe,” tha Amorim pas ndeshjes në “Etihad”.
Humbja ndaj Man. Sitit ka shtuar dyshimet mbi të ardhmen e tij në “Old Trafford”, ndërsa Bordi i klubit pritet të marrë së shpejti një vendim për fatin e stolit.








