Në fund të nëntorit, pas muajsh negociatash, Otava dhe gjigandi kalifornian njoftuan një marrëveshje “historike” sipas së cilës Google do t’u paguajë kompanive mediatike kanadeze 100 milionë dollarë në vit si kompensim për të ardhurat e humbura nga reklamat.
“Përqindja që do të marrin stacionet televizive dhe radio është e kufizuar në 30 për qind, ajo e CBC/RadioCanada (grupi transmetues publik i Kanadasë) në 7 për qind, duke lënë 63 për qind të mbetur për median e shkruar,” shpjegoi një zyrtar federal. Ai shtoi se shumica e fondeve do të shkojnë për mediat e shkruara, të cilat janë “vërtetë të varura” nga platformat online për të shpërndarë përmbajtjen e tyre.








