Brajtoni është gati të dëgjojë ofertat për mesfushorin e talentuar

Brajtoni është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin e talentuar Karlos Baleba verën e ardhshme, por klubi anglez kërkon rreth 85 milionë euro për 21-vjeçarin kamerunas, një shifër që deri tani ka zbehur interesimin e Bajern Munihut.

Burime pranë situatës kanë konfirmuar për disa media evropiane se “Pulëbardhat” janë të hapura për ta lejuar largimin e lojtarit në vitin 2026, nëse merret një ofertë pranë kësaj vlere, pavarësisht se Baleba ka edhe tre vite kontratë.

Bajerni, ku e ardhmja e Leon Goretzkës mbetet e paqartë, e ka Baleban në listën e objektivave. Megjithatë, brenda klubit gjerman ka hezitim për të përmbushur kërkesën e lartë të Brajtionit për një futbollist që iu bashkua ekipit vetëm 18 muaj më parë nga Lille. Pavarësisht interesimit të rritur nga gjigantët e Bundesligës, preferenca personale e Balebas mbetet Man. Junauted.

“Djajtë e Kuq” e shqyrtuan një transferim më herët gjatë afatit, por u tërhoqën për shkak të çmimit të kërkuar nga Brajtoni dhe prej atëherë kanë nisur të vëzhgojnë alternativa të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button