Në Angli, mediat shkruajnë se Slot është shumë pranë shkarkimit, madje fati i tij mund të vendoset pas ndeshjes kundër Inter në Ligën e Kampionëve. Gjithnjë sipas mediave angleze, pasuesi i tij pritet të jetë një legjendë si Stiven Zherard.
Ish kapiteni i famshëm i kuq mund të jetë një opsion tranzit deri në fund të sezonit, për t’i dhënë kohë drejtuesve për të gjetur një trajner të ri.
Dëshira e madhe e tyre është Julian Nagelsmann, trajneri aktual i përfaqësues së Gjermanisë. Ky i fundit pritet të jetë i lirë pas përfundimit të Botërorit “FIFA2026”.
Shtatë fitore, 2 barazime dhe 6 humbje në 15 ndeshje, vendi i 9-të në Premier Ligë, këto janë shifrat e Liverpullit këtë sezon, shifra që flasin qartë për një dështim të madh, të paktën deri më tani. Askush nuk e imagjinonte që të kuqtë të përjetonin një sezon të tillë, për më tepër pasi zhvilluan një merkato sheikësh, klubi që investoi më shumë në vere.








