Fitoren ndaj Koresë së Jugut, Brazili ia dedikoi ikonës së futbollit

Kombëtarja e Brazilit shënoi një fitore të thellë 4:1 përballë Koresë së Jugut, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale. Brazili bëri një prej ndeshjeve më të mira këtë Botëror, duke kaluar pa asnjë telashe në fazën tjetër.

Pas ndeshjes, lojtarët brazilianë ia dedikuan fitoren ikonës së futbollit, Pele, i cili është shtrirë në spital, tash e disa ditë, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Sipas raportimeve nga mediat braziliane, legjenda braziliane është në dhomën intensive, duke marrë përkujdes vetëm për dhimbjet dhe frymëmarrjen, pasi terapitë tjera shihen si të panevojshme, pasi nuk mund të kenë më efekt.

LEXO EDHE:

Back to top button