Brazili ka yllin e ri, me 15 vjetë tejkalon Pelen

Angelo Borges Gabriel është ylli i ri brazilian për të cilin do të flitet shumë në të ardhmen. Ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Santos në vetëm 15 vjet e 10 muaj, duke tejkaluar Pele legjendar. Pele debutoi në moshën 15 vjeçare e 11 muaj, por ndryshe nga Gabriel ai shënoi një gol në paraqitjen e tij debutuese.

Gabriel konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj brazilianë dhe ndeshjet e tij në kategoritë e të rinjve për Santos kanë tërhequr vëmendjen e shumë skautëve në të gjithë botën.Në Brazil, ai tashmë ka marrë epitetin “Nejmar i ri”, dhe nëse ai do të arrijë një nivel të tillë të popullaritetit mbetet të shihet. /Lajmi.net/ 

LEXO EDHE:

Back to top button