Shënon Kumbulla, Milani ndalet vetëm me barazim

Skuadra e Milanit dhe Romës kanë ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së pestë në Serie A, e cila u mbyll me barazim 3-3. Vendasit ishin tre herë në epërsi dhe po aq herë barazuan mysafirët.

Zlatan Ibrahimovic (2’ 79’) dhe Saelemaekers (47’) realizuan për vendasit, kurse për romakët shënoi Edin Xheko (14’), Veretout (71’) dhe Marash Kumbulla (84’), që doli të ishte vendimtar në këtë sfidë.

Milani mbetet në vendin e parë me 13 pikë, kurse Roma me tetë pike, renditen në vendin e nëntë.

LEXO EDHE:

Back to top button