Ministri i brendshëm Oliver Spasovski infektohet më Kovid-19

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski është infektuar me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Spasovski, nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai mes tjerash shkruan se pasqyra klinike e tij është e mirë dhe se ka vetëm simptoma të lehta.

“Të nderuar, dua t’iu informoj se edhe përkundër respektimit të rreptë të masave për mbrojtjen personale dhe të njerëzve rreth meje që nga fillimi i pandemisë, dje kam marrë rezultat pozitiv për COVID-19”.

“Pasqyrën klinike e kam të mirë, me simptoma të lehta dhe tani jam në vetizolim shtëpiak. Kujdesuni”, ka shkruar Spasovski në profilin e tij zyrtar në Facebook.

LEXO EDHE:

Back to top button